Bullgaria do të mbyllë përkohësisht kufijtë për shumicën e vizitorëve nga Ukraina, për shkak të numrit të konsiderueshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë vend të ish-Bashkimit Sovjetik.

Kufizimet në udhëtim do të zbatohen nga 30 tetori, ka njoftuar Ambasada e Ukrainës në Sofje.

Vetëm ukrainasit që kanë lejeqëndrime bullgare, si dhe anëtarët e tyre të familjes do të mund të hyjnë në këtë shtet, nëse kanë test negativ për koronavirus, dëshmi të vaksinimit, apo dokumente që tregojnë se janë shëruar nga koronavirusi.

Ukraina është duke u përballur me një tjetër valë të infektimeve me me koronavirus, pasi më shumë se 26,000 raste janë regjistruar në këtë shtet më 27 tetor, duke shënuar kështu rekord ditor.

Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, është duke vendosur masa të reja izoluese nga 1 nëntori, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ukraina, shtet me 42 milionë banorë, ka një prej normave më të ulëta të vaksinimit në Evropë, duke e bërë këtë shtet të cenueshëm ndaj valës së re të infektimeve, thonë ekspertët mjekësorë.

Rreth 9.5 milionë ukrainas – apo pak më shumë se një e pesta e popullsisë – kanë marrë një prej dy dozave të vaksinës kundër këtij virusi.

Deri më tani vetëm rreth 7.2 milionë ukrainas janë vaksinuar plotësisht./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e Uashingtonit, Albin Kurti zbulon lëvizjen e tij nëse zgjidhet kryeministër i Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme…

Kurti: Kemi arritur ta stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke komentuar situatën me krizës energjetike, ka…

Dy të vrarë dhe 14 të plagosur në Oslo të Norvegjisë

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo…

Insajderi: Përfitimet milionëshe të organizatës së drejtuar nga Jeta Xharra – Bashota me akuza publike për shantazh

Televizioni Publik i Kosovës, i akuzuar në vazhdimësi se ka qenë i…

12 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv nga testimi për koronavirus

12 raste të reja të prekur nga virusi korona në vendin tonë.…