Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet e Presidencës është mbajtur ceremonia shtetërore e homazheve për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 56-vjeçare.

Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit shqiptar është nderuar jashtë ambienteve të Presidencës, teksa të pranishmit kanë mbajtur 1 minutë heshtje.

Pas nderimeve të fundit, trupi i ish-presidentit shqiptar është shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

2 qershori u shpall ditë zie kombëtare me vendim qeverie në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndryshime kufijsh në Ballkan? Presidenca e Kosovës: S’marrin pjesë në tryeza që diskutojnë territorin e shtetit

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas lajmeve të publikuara sot se po…

Vritet presidenti i Haitit

Presidenti i Haitit Jovenel Moise, është vrarë në një sulm në rezidencën…

Evakuohet City Mall pas paralajmërimit për bombë

Para pak çaste më parë është evaukuaar qendra tregtare City MAll në…

Ukraina shemb monumentin që simbolizon miqësinë me Rusinë

Një monument i kohës sovjetike që simbolizon miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës…

Rusia mund të përgatitet për një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë deri në janar, thotë Ukraina

Rusia ka grumbulluar më shumë se 94 mijë trupa pranë kufijve të…