Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.

Në fakt sulmuesi shqiptar ka kontratë afatgjate me Chelsean, por trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka marrë fare me vete në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi argjentinasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

West Ham United është skuadra më e interesuar për transferimin e shqiptarit dhe pas largimit të Gianluca Scamaccas tani londinezët do të futen në ofensivë për Brojën.

‘The Guardian’ ka raportuar se brenda kësaj jave ‘Çekanët’ do të dërgojnë një ofertë që e kap shifrën e 30 milionë funteve për Brojën, shumë që pritet ta kënaq Chelsean.

Lëndimi i Christopher Nkunku ka ndërlikuar pak gjërat dhe Chelsea nuk do të ngutet për të pranuar ofertën nga West Ham, pasi qëllimi është të nënshkruajnë edhe me një tjetër sulmues pastaj do ta lejojnë largimin e Brojës.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar është i etur për të luajtur pasi vjen pas një kohe të gjatë lëndimi dhe dëshiron të ketë minuta të plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova e siguron medaljen e parë, e argjendta mund të bëhet e artë

Kosova ka arritur të sigurojë tashmë një medalje në Lojërat Olimpike “Tokyo…

Xhoxhaj mposht Fressin, fiton titullin WBO Inter-Continental

Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj e ka mposhtur gjermanin Roman Fress në duelin…

‘Superushqimi’ që ka ndihmuar Messin, Ronaldon dhe Benzemën

Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që lojtarët e futbollit t’i…

Bayern Munich-Man City, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.…

Krasniqi: Në Gjermani, duhet të bëjmë pesë herë më shumë se një gjerman për me kalu

Boksieri Robin Krasniqi ka folur për fitoren e madhe, një javë më…