Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për shtetin serb dhe Kosovës.

E para qeverisë serbe ka deklaruar se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi.

“Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, tha Brnabiq.

Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se sundimi i ligjit vlen njëlloj për të gjithë, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani, transmeton Telegrafi.

“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht kombësisë”, shkroi ajo në Twitter.

“Në vend që të më sulmoni, përpiquni të flisni me njerëzit tuaj në Gornji Nedeljica”, iu drejtua Cramon, Brnabiqit.

Ndryshe, Cramon ka qëndruar javë më parë në shtetin serb, ku u sulmua verbalisht nga disa mbështetës të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shaqir Fetai i zhgënjyer nga Hallk Banka

Derisa po kënaqej nëpër Zvicër, Shaqir Fetait i erdhi një ftesë nga…

“Rolling Stone”: “Tigri” i Arkanit që vrau shqiptarë në Bosnje, shëtit i lirë si DJ nëpër Evropë (FOTO)

Revista e famshme “Rolling Stone”, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove…

38 raste të reja, shërohen 16 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560…

NATO po shqyrton vendosjen e deri në 300,000 trupave në kufirin me Rusinë?

NATO po diskuton nevojën për të forcuar kufijtë lindorë me Rusinë duke…

​Kurti javën e ardhshme në samitin në Slloveni, do të tentohet arritja e disa marrëveshjeve rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme do të marrë pjesë…