Britania do të furnizojë Ukrainën me një numër të madh armësh zjarri dhe me 1600 armë antitank. Ky është një tjetër furnizim me armë nga Perëndimi me qëllim forcimin e mbrojtjes së vendit kundër Rusisë, sipas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes Ben Wallace.

Furnizimi vjen pasi kryeministri Boris Johnson muajin e kaluar premtoi një mbështetje të mëtejshme ushtarake prej 1 miliard paundsh, duke e çuar mbështetjen totale të Britanisë për Ukrainën që nga fillimi i luftës në 2.3 miliardë paund.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të sigurojmë që ukrainasit të kenë mjetet e nevojshme për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Putinit”, tha Wallace në një deklaratë.

Ai shtoi se Britania do të sigurojë sisteme radari, qindra dronë dhe municione.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Berisha takon Buxhovin:”NDAJMË TË NJËJTAT MENDIME PËR KOSOVËN DHE SHQIPERINË”

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish-lider i PD-së, Sali Berisha ka takuar sot në…

“27 Prilli”, Gjykata e Apelit uli dënimin e Abdylfeta Alimit dhe Mitko Çavkovit

Gjykata e Apelit ka ulur dënimet me burg për të akuzuarit në…

Abdixhiku takohet virtualisht me Wieland, flasin për zhvillimet politike

Sot kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e kanë mbajtur një…

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali,…

Prishtina demanton Moskën: Nuk ka luftëtarë kosovarë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e  Kosovës ka hedhur poshtë…