Në Britani të Madhe sot pritet të shënohet dita më e nxehtë e vitit, temperaturat parashikohet të arrijnë 40 gradë celsius për herë të parë, duke detyruar kompanitë e trenave të anulojnë shërbimet dhe autoritetet shëndetësore të vënë në gatishmëri më shumë ambulanca.

Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me një valë të të nxehtit, si pasojë në disa rajone kanë shpërthyer zjarre në shtetet si Portugalia, Spanja dhe Franca.

Qeveria e Britanisë e ka përhapur një alarm kombëtar, pasi temperaturat parashikohej të kalonin 38.7C, maksimalen që është regjistruar atje në vitin 2019.

“Ne kemi 48 orë të vështira që vijnë,” tha për BBC Kit Malthouse, një ministër përgjegjës për koordinimin e qeverisë.

Rrjeti i metrosë nëntokësore të Londrës vendosi kufizime të përkohshme për të hënën dhe të martën, që do të thotë se do të ketë shërbim të reduktuar të udhëtimeve që zgjasin më shumë se normalja. Ai u bëri thirrje udhëtarëve që të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.

Rrjeti kombëtar hekurudhor gjithashtu u bëri thirrje pasagjerëve të qëndrojnë në shtëpi dhe tha se disa shërbime nuk do të funksionojnë gjatë së martës.

Disa shkolla do të mbyllen më herët se zakonisht të hënën.

Agjencia e Sigurisë së Shëndetit (UKHSA) ngriti paralajmërimin për shëndetin si pasojëe e nxehtësisë për të hënën dhe të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zbulohet një tjetër arsenal armësh, iu shërbente grupeve kriminale

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar nga Policia e Tiranës, pas hetimeve…

Bullgaria kërkon përgjegjësi për djegjen e flamurit bullgar në Australi nga diaspora maqedonase

Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës…

Marihuana 300 mijë euroshe, Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit!

Për rastin për të cilin paraprakisht njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme,…

Pejë: Administatorit i ndahet mirënjohje me gabime

Alain Le Roy, ish-administratori i UNMIK-ut në Pejë, është shpallur qytetar nderi…

Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s, për pandeminë me Kovid-19

NATO Aleanca gjatë ditës së nesërme do të mbaj një mbledhje të…