Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në Rusi në të gjithë sektorin e shërbimeve, nga ana tjetër 63 individë dhe institucione ruse iu shtuan listës së sanksioneve.

Qeveria britanike njoftoi se me këto vendime, qasja e Rusisë në shërbimet e konsulencës së menaxhimit, kontabilitetit dhe marrëdhënieve me publikun e Britanisë së Madhe do të ndërpritet.

Duke bërë një deklaratë mbi këtë temë, Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ka përfunduar koha kur bënim biznes me regjimin e Putinit, raporton theguardian.

“Ndërsa të bësh biznes me regjimin Vlarimit Putinit ka përfunduar moralisht, vazhdimi i tij ndihmon gjithashtu në financimin e makinës së luftës që shkakton dhimbje në të gjithë Ukrainën. Ndërprerja e marrëdhënieve të Rusisë me shërbimet e Britanisë do të shkaktojë më shumë presion mbi Kremlinin, gjë që do ta bëjë Putinin të dështojë në Ukrainë”.

Theksojmë se Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione të reja shtetit rus dhe disa prej oligarkëve që mbështetin Putinin.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot se SHBA-ja do të vendos sanksione shtesë për Rusinë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën: Nuk i pranojmë vijat e juaja të kuqe

Joe Biden ka paralajmëruar se nuk do të pranojë “vijat e kuqe”…

OBSH: Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale

Shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të…

Haradinaj: Me Presidentin s’u dakorduam asgjë, i ftoj veç e veç liderët në Konferencën e Unitetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’u…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

“Perandoria”, Kamçevi shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë euro dhe do të vuajë 1 vit burg

Afaristi Orce Kamçev arriti kompromis për rastin “Perandoria”. Aktakuza do të tërhiqet…