Ekstradimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA është miratuar nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që shton se Assange ka 14 ditë për të apeluar vendimin.

Në vendim thuhet se gjykatat në Mbretërinë e Bashkuar dolën në përfundimin se ekstradimi nuk do të ishte “i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore” dhe se në SHBA “ai do të trajtohet siç duhet”.

Ai kërkohet në SHBA për rrjedhjen e dokumenteve në vitet 2010 dhe 2011.

Assanga ka qenë në burg që kur u nxor nga ambasada e Ekuadorit në Londër në vitin 2019 dhe u arrestua nga policia britanike, pasi Ekuadori tërhoqi statusin e azilit.

Në një reagim për vendimin e marrë këtë të premte nga autoritetet në Britani, Wikileaks tha se ishte një “ditë e errët për lirinë e shtypit dhe demokracinë britanike”.

Vendimi “nuk është fundi i luftës”, postoi Wikileaks në Twitter, duke thënë se do ta apelonte vendimin.

Në maj 2019, ndërsa po vuante një dënim me burg në Mbretërinë e Bashkuar për shkelje të lirisë me kusht, Departamenti i Drejtësisë Amerikane ngriti 17 akuza kundër Assange për shkelje të Aktit të Spiunazhit, duke pretenduar se materiali i marrë nga Wikileaks rrezikonte jetë.

Ekipi ligjor i Assange pretendoi se dokumentet e klasifikuara të publikuara nga Wikileaks, të cilat lidheshin me luftërat në Irak dhe Afganistan, ekspozonin padrejtësitë e SHBA-së dhe ishin në interesin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pesë institucione hetojnë aksidentin në Llaskarcë, këtë javë dëshmon shoferi i autobusit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) informon se për shkak të koordinimit…

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s

Shtyhen negociatat midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s me…

OKB: Mbi 12 milionë njerëz të bllokuar në zonat e luftimeve në Ukrainë

Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth…

Sot shënohet 144 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të…