Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse shifra zyrtare besohet se është më e vogël sesa numri i viktimave nëpër botë. Shumë shtete janë duke raportuar për trende shqetësuese, teksa varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndërkohë që shtetet e pasura hapen.

“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore.

Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmave të mëdha, mund të rrisin shkallën e infektimit.

Spektatorëve të huaj, veçse u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…