Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi se pati progres në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandar Vuçiq.

Borrell, në një konferencë për media, pas takimi deklaroi se dialogu do të fillojë sërish gjatë muajit mars dhe se pret nga pala kosovare e ajo serbe të mos ketë veprime të pakoordinuara.

“Shpresoj që asnjë veprim i pakoordinuar të pengojë bisedimet në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve pa të cilin asnjëra nga palët nuk do të mund të realizoj të ardhmen e tyre evropiane”, tha Borrell.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë ne”.

“Progres është bërë sot dhe ju rekomandoj palëve që të përfshihen në të njëjtën kohë duhet më shumë punë nga palët që të bëhet më shumë për atë të cilën është negociuar. Do të vazhdohet me diplomaci dhe nga mesi i marsit shpresoj që të kemi të finalizuar punën” u shpreh Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para takimit që pritet të…

Ukrainë-Legjioni ndërkombëtar tashmë është krijuar dhe po mbron Kievin

Rada supreme e Ukrainës ka njoftuar në kanalin e saj në Telegram…

Shqipëria e dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria e ka dorëzuar në Këshillin të Evropës rezolutën kundër raportit të…

Rudolf Nikollaj: Muslimanët duhet të ndëshkohen

Gjatës ditës së djeshme ka ndodhur një sulm me thikë ku janë…

Bullgaria dëbon diplomatin rus për shkak të shpërthimit në depo të armëve

Autoritetet bullgare kanë njoftuar se e kanë dëbuar një diplomat rus, pasi…