Bashkimi Evropian kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina, si më parë në çështjet energjetike me Rusinë. BE planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina.

“Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh”, tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Evropës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane.

Varësia e Evropës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë.

Kjo varësi e ka bërë “Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim”, sepse Europa “në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia” ishte e bllokuar, sipas Borrell.

Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.

Borrell: Bashkëpunimi BE-Amerikë Latine burim progresi

Borrell e përcaktoi vitin 2023 si “vitin kyç” për marrëveshje me vende të tjera, sidomos me Amerikën Latine, duke iu referuar kështu samitit të pritshëm në mes të korrikut mes BE dhe Komunitetit të Shteteve Amerikanolatine dhe Karaibeve, (CELAC).

“Evropa dhe Amerika Latine kanë avantazhin të tregojnë, se marrëdhëniet e tyre ekonomike janë gjithmonë një burim i progresit”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme.

Borrell theksoi, se investimet evropiane në Amerikën Latine janë më të larta se ato të Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë “të marra së bashku”.

Sipas një raporti të Komisionit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet në vitin 2021, 36% e 132 miliardë eurove investime në këtë rajon kanë ardhur nga Evropa. /DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Që nga rihapja xhamia Ajasofja u vizitua nga mbi 3.5 milionë njerëz

Imami i Xhamisë së Madhe Ajasofja në Stamboll, Ferruh Mustuer, tha se…

Zbulohet mikrobi që mund të ndalojë malarien

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që është në gjendje të mbrojë plotësisht…

Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Me datë 18.01.2023, zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim…

Erdogan i bëri Putinit ‘një hakmarrje të vogël’, këtë herë ishte presidenti rus ai që mbeti ‘i zënë ngushtë’ teksa priste homologun e tij turk

Presidenti rus, Vladimir Putin, u la të priste për rreth një minutë…

Osmani në Kanada: Në këmbim të çnjohjes së Kosovës, Serbia u dërgonte vaksina ruse disa vendeve afrikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur një fjalim…