Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Kina nuk është në gjendje të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë.
Kina nuk mund ta bëjë këtë gjë, sepse sipas tij ajo “nuk bën dallim midis agresorit dhe viktimës”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Borrell tha se Kina duhet të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të bërë presion për paqe.