Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme i Bashkimit Evropian, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

”Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë europiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i zhvilluar në Barcelonë.

Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre.

”Nëse instrumenti ekonomik i Next Generation EU sot ka filluar të jetë një realitet, kjo është falë vendosmërisë së treguar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez”, tha Borrell.

“Një marrëveshje e vetme midis Francës dhe Gjermanisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…