Propozon koalicionin qeveritar anti-Putin

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare bullgare GERB, Bojko Borisov është shprehur i gatshëm që të mos pranojë ftesën e presidentit Radev që të jetë kandidat për kryeministër. Borisov, partia e të cilit mori 25.4%  të votave tha se për hir të një kompromisi me forcat e tjera politike ai mund të paraqiste një kandidat tjetër për mandatin e parë eksplorues për të formuar një kabinet qeveritar.

“Nuk dua të jem as ministër, as deputet, as kryeministër, fitorja ime morale është që partia ime u rikthye si forca e parë politike. Ja, në mëngjes më thirri kryeministri Plenkoviç nga Kroacia dhe më tha ‘kur do të të shohim në Këshillin Europian?’

Do të ishte gabim që unë dhe liderët e partive të mos merrnin pushtet për veten, por të bëjnë një hap drejt kompromisit në emër të paqes. Këto zgjedhje treguan se populli nuk i dha askujt të drejtën për të sunduar i vetëm me vota dhe në mënyrë të pavarur”.

Ndërkohë që pritet të shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve parlamentare, Borisov the se populli bullgar nuk i dha askujt të drejtën për të sunduar.  Sipas tij, 80% e qytetarëve duan zgjidhje ndaj udhëheqësit duhet që të tërhiqen.

“Jam i gatshëm për çdo kompromis dhe lëshim, nuk përjashtoj askënd nga negociatat”, u përgjigj Borisov.

Ish-kryeministri Petkov që u rendit i dyti me 20,2% të votave refuzoi idenë e një bashkëpunimi politik me ish-kryeministrin Bojko Borisov.

Ndërkohë, zhgënjimi i qytetarëve ndaj klasës politike është konfirmuar edhe nga pjesëmarrja në këto zgjedhje prej 38%, e cila ishte në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çka pritet të ndodhë në samitin e sotëm të NATO-s?

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur sërish sot në Madrid për një samit të…

Policia patrullon para shtëpisë së Jankullovskës, bashkëpunëtores së afërt të Gruevskit

Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e…

Lufta në Ukrainë: Rusët po ikin nga vendi shkaku i mobilizimit ushtarak

Pas njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim ushtarak të 300…

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar…

Shkup, gruaja e palëvizshme ndërroi jetë pasi zjarri kaploi apartamentin

Një grua e palëvizshme, e sëmurë me kancer, ka ndërruar jetë pasi…