Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, është duke realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.

Ai është filmuar në Bucha në afërsi të Kievit, qytezë kjo që ishte bërë kryetemë e mediave botërore për faktin se pas pushtimit rus, ushtarët e Vladimir Putinit kishin kryer masakra mbi civilët ukrainas.

Në videon e publikuar më poshtë, Johnson shihet duke u futur në një veturë të zezë nën masa të rrepta të sigurisë.

Ai konsiderohet si njëri nga politikanët perëndimorë, që i kishte dhënë mbështetjen më të madhe Kievit në luftën kundër pushtuesve rusë.

Sa ishte në mandat vazhdimisht kishte kontakte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të cilin edhe e pati vizituar – duke u bërë lideri i parë i një vendi perëndimor që në kohë lufte shkon në Kiev.

Ndërkaq bënte thirrje edhe për dërgimin e sa më shumë armëve moderne në Ukrainë, me qëllim që të mund të mbroheshin nga agresioni rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden me porosi të qartë: Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u premtoi sot anëtarëve të Evropës Lindore,…

Kryeministri japonez mendon ta vizitojë Kievin

Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt në…

Prezantohet programi i qeverisë Kurti 2

Kosova duke përgatitur dosjen për të paditur Serbinë për genocid Kuvendi i…

Arrestohet Greta Thunberg nga policia norvegjeze

Policia norvegjeze ka arrestuar sot aktivisten Greta Thunberg gjatë një proteste në…

Tiranë, përleshje fizike mes disa personave në KZAZ – arrestohen shtatë vetë

Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes…