Nryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përmendet si emër për të qenë potencialisht sekretar i NATO-s.

Siç raporton telegrafi britanik, Johnson e ka mbështetjen e konservatorëve të lartë. Por edhe deputetët e Ukrainës duan që Johnson ta marr postin si sekretar në aleancën më të lartë ushtarake euroatlantike.

Johnson ishte shumë i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të pushtimit rus në Ukrainë me çka Kremlini e shpalli Johnsonin si “non grata”.

E për ta marrë këtë pozitë, Johnson duhet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit britanik.

Që të jetë sekretar në NATO, duhet që të gjitha shtetet e aleancës ushtarake ta votojnë atë.

Raportohet se Franca është më skeptike në këtë drejtim.

“Njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë – por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse”, ka thënë Mark Francois, anëtar i komitetit të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i jep…

Nuk i ndal pandemia COVID-19, mbi 800 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri për pushime gjatë muajit gusht

Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e…

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Japonia ka shpallur mbylljen e shkollave në mbarë vendin për të ndihmuar…

Zvicra ka mungesë të mbi 42 mijë punëtorëve, po kërkon të tjerë

Zvicrës po i mungojnë një numër i madh i zanatlinjve, të cilët…