Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen këtë pasdite, kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se është “më i bindur se kurrë” se Vladimir Putin do të dështojë në Ukrainë.

“Ai do të dështojë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi. “Sepse në sipërmarrjen e tij katastrofike në Ukrainë ai nënvlerësoi fatalisht heroizmin dhe vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar”.

“Ai e nënvlerësoi unitetin perëndimor. Dhe ndër të tjera, meqë ra fjala, ai nënvlerësoi angazhimin pasionant të njerëzve në këtë vend për të ndihmuar”.

Kryeministri britanik ka shtuar se më shumë armë mbrojtëse do të sigurohen për të ndihmuar Ukrainën kundër “bombardimeve të pamëshirshme”.

Dhe ndërsa kryeministri i tanishëm është përqendruar në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës, një nga paraardhësit e tij është angazhuar në një ndihmë humanitare të ukrainasve.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka vozitur një kamion me furnizime për refugjatët ukrainas në Poloni, për t’i dorëzuar ato në Kryqin e Kuq.

Ai tha se në dy javët e fundit ata kishin lëshuar një apel për furnizime që mund t’u nevojiteshin refugjatëve ukrainas ndërsa mbërrinin në Poloni dhe ata kishin marrë një numër të madh donacionesh, “me gjithçka, nga pelenat te produktet sanitare, rrobat e deri tek kompletet e ndihmës së parë”.

Ai tha se aktualisht po udhëtonte në Poloni me dy kolegë për t’i dorëzuar furnizimet Kryqit të Kuq, duke ndarë një foto të tij duke vozitur një kamion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kina urdhëron izolimin e mbi 13 milionë njerëzve në një qytet, shkak rastet në rritje me COVID

Më shumë se 13 milionë njerëz në qytetin kinez të Xi’an janë…

Digjet një autobus i Novi Pazarit në Kaçanik, nuk ka të lënduar

Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët në magjistralen Hani…

Rekord pas rekordi: India regjistron mbi 126 mijë raste të reja me coronavirus

India sot raportoi 126.789 raste të reja të coronavirusit, rritja më e…

Kurti bashkëbisedon me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë

Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkavokatët e…

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, paraburgosen tre të pandehurit

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve…