Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell do t’i informojë ministrat e jashtëm tё shteteve anëtare tё Bashkimit Evropian për hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas këtij të fundit, nё takimin ministror qё mbahet nё Bruksel, Josep Borell do t’i informojë ministrat për vizitën e javës së kaluar tё zhvilluar në Prishtinë nga njё delegacion i kryesuar nga përfaqësuesi special evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Mё 20 janar, njё delegacion euro-amerikan vizitoi Prishtinёn dhe Beogradin ku zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatё takimit ёshtё biseduar pёr tё ashtuquajturin planin franko-gjerman pёr tё cilin shpresohet se do ketё mbështetje tё palëve dhe do nënshkruhet deri nё pranverë tё kёtj viti.

Vizita gjithashtu kishte pёr qëllim përgatitjen e terrenit pёr takimin e radhës tё liderëve me qё konsiderohej se kjo ёshtё e mundur tё ndodh gjatё muajit janar. Pёr momentin nuk ka konfirmim se kur mund tё ndodhë takimi i radhës Kurti-Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rrënohet bunkeri serb në qendër të Shtimes

Lulzim Sahiti, zyrtar në komunën e Shtimes, ka njoftuar se para disa…

“Sllovakia po e paguan çmimin për mosnjohjen e Kosovës”

Sllovakia po paguan një çmim të lartë diplomatik për mosnjohjen e Kosovës.…

Kosova në Olimpiadën 2021: Gjashtë të sigurt, mund të kualifikohen edhe të tjerë

Deri tash, Kosova ka vetëm një medalje Olimpike të fituar, saktësisht më…

Aksidentohet me makinë presidenti ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev.…

Manual i BBC/ Si të mos infektohesh kur bën blerje në supermarket

Vetëm disa javë më parë, një e dalë në supermarket nuk ishte…