Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell, sot e dënoi incidentin me sulmin në Ohër, duke theksuar se të papranueshme janë deklaratat që i japin disa politikanë nacionalistë.

Ai gjatë takimit të sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shprehu besimin se përgjegjësit e incidentit do të dalin para drejtësisë.

“Unë kam besim nga paralajmërimi i qeverisë suaj se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Por në të njëjtën kohë dëgjojmë edhe deklarata të papranueshme nga disa politikanë nacionalistë, të cilat nxisin urrejtje dhe nënkuptojnë dhunë. Ajo vetëm mund të rrisë më tej tensionet dhe nuk kontribuon në një atmosferë të favorshme për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë, tha Borell.

Sipas Borell, është thelbësore të punohet së bashku dhe të krijohet një atmosferë dialogu dhe respekti reciprok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Luftëtari Ujk”, filmi që e përshkruan Kinën si një superfuqi agresive dhe në rritje 

Filmi kinez “Luftëtari Ujk” i publikuar për herë të parë më 2015,…

Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke folur për situatën në veri të…

Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, vdesin 3 nxënës, 11 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën…

Pritet aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit në…

Rusia është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror, thotë Ursula von der Leyen

Sjellja e Rusisë në Ukrainë dhe jashtë saj është kërcënimi më i…