Ambasadori i Francës në vend, Siril Bomgartner në ClickPlus në TV21 tha se qëndrimi i Francës në lidhje me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në BE nuk a ndryshuar, or që gjithçka varet nga kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

“Dhe kur kjo marrëveshje të konfirmohet nga të dyja palët, do të mundësohet që të ecim para. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ketë dialog mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Tani jemi në fazën kur po qartësohen pozicionet në të dyja anët e kufirit”, tha Bomgartner.

Si vend që kryeson me BE-në, ambasadori Bomgartner tha se Franca po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve.

“Do të shtoj se për shkak të rëndësisë së kësaj çështjeje që ndiqet nga vetë Presidenti i Republikës, për zhvillimin e të gjitha vendeve të rajonit gjatë presidencës franceze, do të organizohet një konferencë e posaçme ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe kjo konferencë do të organizohet gjatë muajit qershor”, tha Bomgartner.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH jep alarmin: Mutacioni indian, më i rrezikshmi për momentin, është gjetur në 44 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) njoftoi sot se mutacioni i koronavirusit, i…

Gazeta gjermane zbulon presionin që Pompeo ia bëri Vuçiqit: Pranoje Kosovën

Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë…

Osmani: T’u tregojmë brezave të ardhshëm për trimërinë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e…

Ukraina paralajmëron rrezikun për rrezatim pas ndërprerjes së energjisë në termocentralin e Çernobilit

Substanca radioaktive mund të lirohen nga termocentrali bërthamor i Çernobilit të Ukrainës…

USAID 37 milionë USD për 25 shtetet e prekura nga COVID-19

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë…