Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se një anëtare e misionit të saj të posaçëm monitorues është vrarë gjatë bombardimeve në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë, OSBE-ja e quajti viktimën Maryna Fenina dhe tha se ajo kishte vdekur “ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në qytetin që është bërë zonë lufte”.

OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, me 57 vende në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, që janë pjesë e saj, raporton skynews.

Theksojmë se Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 220 civilë janë vrarë deri më tani si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në qytete të ndryshme ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Financial Times”: Marrëveshja për emrin sukses i rrallë diplomatik

Marrëveshja e Prespës me siguri është arritja më e madhe diplomatike e…

Mbretëria e Bashkuar fillon tërheqjen e stafit nga ambasada e saj në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada britanike në…

Verushevski: “Bombat” në fillim kanë shkuar te Cërvenkovski, e pastaj te Zaevi (Video)

Ish kryepolici i policisë sekrete në Maqedoni, Zoran Verushevski, aktualisht këshilltar i…

Kryeministri “prokosovar” dekretohet në Austri (VIDEO)

Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri i Austrisë.…

Stano: Jemi duke punuar për rezultatet e mundshme të takimit të radhës në dialog

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë që aktualisht në Bruksel po…