Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi të premten një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe i bëri presion Kremlinit të pranojë ‘propozimin thelbësor’ që Washingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi.

Kjo ishte biseda e tyre e parë e tillë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.

“Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin thelbësor që ne bëmë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner”, tha ai.

Diskutimi i tyre erdhi pasi një burim i njohur me procedurat tha se Rusia u përpoq të shtonte të dënuarin për vrasje Vadim Krasikov në shkëmbimin e propozuar. Zyrtarët amerikanë nuk e panë seriozisht idenë pasi Krasikov është në paraburgim gjerman, ndër të tjerave arsye, tha burimi, duke konfirmuar një raport të CNN.

Ndërsa nuk u fut në detaje, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë ofertën.

“Mbajtja peng e dy amerikanëve të arrestuar gabimisht për lirimin e një vrasësi rus në paraburgim të një vendi të tretë nuk është një kundër-ofertë serioze. Është një përpjekje me keqbesim për të shmangur marrëveshjen në tryezë që Rusia duhet të marrë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se telefonata zgjati rreth 25 minuta dhe ishte “pa polemika dhe ishte për çështje biznesi”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BFI si shërbim për informim i Komunës së Tetovës

Ditë më parë, në paçavurën zyrtare të BFI, me rastin e bojkotimit…

Ngrihet aktakuzë për tre persona për zjarrin tek Spitali Modular në Tetovë!

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën kompetente kundër…

Rusia bllokon aksesin në Facebook dhe Twitter

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi…

Gjermania: Tërheqja e ushtrisë amerikane dobëson NATO-n

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer vlerësoi sot se planet e presidentit…

Qeveria e Bjellorusisë me fushatë dezinformimi kundër anëtarëve të NATO-s, e përfshirë dhe Rusia

Hulumtues amerikanë të sigurisë kibernetike, kanë thënë të kenë zbuluar të dhëna…