Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Moskë dhe takimi me presidentin Vladimir Putin, tregoi synimin e Kinës për të siguruar “mbulim diplomatik” për “mizoritë e Rusisë të kryera në Ukrainë” në vend që t’i dënojë ato.

“Që Presidenti Xi po udhëton për në Rusi disa ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​urdhër-arrest për presidentin Putin, sugjeron që Kina nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të mbajtur përgjegjës Kremlinin për krimet e kryera në Ukrainë dhe në vend që t’i dënojë ato, ofron mbulim diplomatik që Rusia të vazhdojë të kryejë të njëjtat krime”, tha Blinken, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Blinken tha se “elementet” e propozimit të paqes të Kinës, janë në përputhje me përpjekjet që SHBA dhe do të mbështetet.

“Propozimi i Kinës përfshin elementë që ne i kemi mbështetur prej kohësh, duke përfshirë sigurimin e sigurisë bërthamore, trajtimin e krizës humanitare, mbrojtjen e civilëve dhe, në të vërtetë, elementi i parë kërkon ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve”, shtoi ai Blinken.

Kujtojmë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kina është paralajmëruar nga vendet perëndimore që të mos e ndihmojë Rusinë qoftë me armë apo me mallra tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkup, qeni endacak sulmon pacient brenda në Klinikën e Fëmijëve

Një qen në Qendrën Urgjencës pranë Klinikës së fëmijëve në Shkup ka…

Kërcënoi ekspertët e pandemisë/ Gjendet i pajetë në park ekstremisti

Një trup është gjetur në kërkim të një ushtari belg, me pikëpamje…

Avancojnë ukrainasit në Kherson, zyrtarë e atjeshëm pro-rusë bëhen gati të evakuojnë 60 mijë njerëz  

Mbrëmë zyrtarët pro-rusë të rajonit të okupuar të Khersonit në Ukrainë, kanë…

Snopçe: Bujar Osmani disa herë e ka festuar datën për negociata

Deputeti i Aleancës për Shqipatarët (ASH), Halil Snopçe, ka thënë se dështimi…

Disa vatra zjarri në Kosovë, KFOR-i ndihmon në shuarjen e tyre me disa helikopterë

Në Kosovë aktualisht janë disa vatra zjarri nëpër disa lokalitete të Kosovës,…