Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

Blinken theksoi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se kjo është pengesa më e fuqishme kundër Presidentit Putin që të shkojë përtej Ukrainës”,  tha ai.

Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane për të synuar drejtpërdrejt Putinin ishte ende “në tryezë”, nëse situata do të përshkallëzohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Rinas të Tiranës arrin sasia më e madhe e vaksinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e…

Aleati i Putinit gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe vajzën

Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i…

Përplasje SHBA-Francë

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të…

Kenia: Ndryshimet klimatike po i vrasin elefantët

Ministria e Jetës së Egër dhe Turizmit në Kenia thotë se ndryshimi…

Spacialja ua vazhdon masën e paraburgimit Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Edhe pas pranimit të informacionit të kërkuar nga Policia e Kosovës, trupi…