Ukraina po lufton për mbijetesën dhe integritetin e territorit të saj dhe njohja e Kosovës sigurisht që nuk është ndër prioritetet e saj, ku për më tepër kjo do të ishte një arsyetim për Rusinë, përkatësisht aneksimin e Donetskut dhe Luganskut dhe njohjen e tyre si republika të pavarura.

Kështu shprehet për mediet serbe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko duke shtuar se nacionalistët në Serbi shpresojnë në këtë skenar rus.

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia i referohet rastit të Kosovës dhe me këtë arsyeton përvetësimin e Krimesë dhe njohjen e pjesëve të shkëputura të territorit ukrainas. Duke iu referuar precedentit të Kosovës, Serbia këtë e ka pas si tradhti, sepse Rusia është garantuesi i vetëm që çështja e Kosovës të mbahet e hapur në Këshillin e Sigurimit”, tha Biserko.

Ajo po ashtu ka komentuar propozimin e deputetit ukrainas Aleksi Goncharenkos për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Goncharenko kishte thënë se Volodymyr Zelensky e ka shumicën në Parlament dhe se fjala e tij do të jetë vendimtare.

Sipas saj, Serbia në këto momente është në një situatë skizofrenike.

“Serbia është në një situatë skizofrenike. Nga njëra anë, ajo mbështet integritetin e Ukrainës për shkak të Kosovës dhe nga ana tjetër, mbështet Rusinë dhe shpreson në fitoren e saj (atmosfera që mbizotëron në elitat dhe shoqërinë), e cila gjoja do të ndryshonte edhe pozicionin e saj gjeostrategjik”, është shprehur ajo.

Në fund, Biserko thekson se nacionalistët serbë shpresojnë në të njëjtin skenar rus që po ndodh në Ukrainë.

“Kjo do të thotë, siç shpresojnë nacionalistët, të njëjtin skenar si ai rus, pra aneksimin e territoreve serbe për shkak të kërcënimit të serbëve në të gjitha vendet fqinje”, përfundon Biserko.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Komandanti ukrainas nga Lugansku: Rusët nuk po arrijnë të marrin nën kontroll qytetet, nga mllefi po i shkatërrojnë

Qyteti Severodonetsk në rajonin e Luganskut, ditëve të fundit është bërë “vatër”…

Pandemia/ Mbi 155 milionë të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri…

Arabia Saudite përfituese e madhe e agresionit rus në Ukrainë

Arabia Saudite është ndër vendet që po fiton para nga agresioni rus…

Vërtetohen lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me shërbimet sekrete të vendeve të tyre

Lidhjet e Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Serbisë me politikën e këtyre…