Ukraina thotë se kanë arritur dakordësi me palën ruse për të evakuuar civilët, me një armëpushim të mundshëm të përkohshëm. Kjo dakordësi erdhi pas bisedimeve për paqe mes zyrtarëve të të dyja shteteve që u zhvilluan këtë të enjte në kufirin me Bjellorusinë.

Një zyrtar ukrainas dha se dakordësia përfshinte një armëpushim të përkohshëm gjatë evakuimit.

Pala ukrainase tha se në bisedimet e sotme nuk kishin arritur rezultatet e dëshiruara, duke qenë se kishin shkuar në këtë takim me shpresën se do të arrinin armëpushim të plotë dhe tërheqjen e Rusisë. Megjithatë dakordësia e sotme mund të jetë një hap pozitiv.

Negociatorët rusë kanë konfirmuar se të dyja palët kanë rënë dakord që të mbështesin korridoret humanitare dhe mundësinë për të pasur armëpushim në ato zona. Ata shtuan se Rusia mendon se bisedimet kanë çuar në progres të rëndësishëm.

Zyrtarët, sipas asaj që raporton Sky News, kanë rënë dakord që së shpejti të mbajnë një raund të tretë bisedimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbërrijnë 100 mijë vaksina anticovid, Rama: Një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë…

VIDEO / E rrahin mërgimtarin në qendër të Pejës, ishte me familje

Mbrëmë rreth orës 23, në Pejë ka ndodhur një rrahje, ku një…

60 vite pas Gagarin/ Rusia ka mbetur pas në garën hapësinore

Një stacion në hënë! Një mision drejt Afërditës! Një gjeneratë e re…

Gjykata shpall fajtor ish-presidentin Sarkozy

Nicholas Sarkozy ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij elektorale…

Pasaportë e veçantë udhëtimi për të vaksinuarit në BE?

Propozimi i Kryeministrit grek po gjen mbështetje në Bruksel Një dokument vaksinimi…