Ministri i Jashtëm Turk: Bisedimet do të rifillojnë më 9 Mars në Bruksel

Bisedimet për anëtarsimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pritet të rifillojnnë më 9 Mars, pasi ky proces u pezullua në Janar për shkak të zemërimit të Turqisë lidhur me një protestë të mbajtur në Stokholm.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në një konferencë për shtyp në Ankara, ku shtoi se takimi do të mbahet në Bruksel.

Por ai theksoi se Suedia ende nuk po përmbush detyrimet e saj sipas memorandumit të nënshkruar në një samit të NATO-s në Madrid Qershorin e kaluar.

“Për fat të keq, ne nuk kemi parë hapa të kënaqshëm nga Suedia për zbatimin e memorandumit të Madridit. Nuk është e mundur që ne t’i themi “po” anëtarsimit të Suedisë në NATO përpara se të shohim këto hapa.”

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pasi Rusia sulmoi Ukrainën, por Turqia po kundërshton.

Ankaraja akuzon Stokholmin se strehon anëtarë të grupeve terroriste dhe ka kërkuar ekstradimin e tyre si një hap drejt dhënies së dritës jeshile të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Ndërsa Ankaraja ka treguar se mund të miratojë anëtarsimin e Finlandës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Suedinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ndërmjetësimi nga BE e vetmja altrenativë e zgjidhjes së kontestit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Shkruan Agron Shaqiri / Mosmarrëveshja që Bullgaria i imponon Maqedonisë së Veriut…

Zbulohet mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot…

Trump sulmon demokratët për procesin e shkarkimit

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të martën ligjvënësit ligjvënës demokratë për ngritjen…

Pesë policë të vrarë në Ekuador, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi…

Më 13 shkurt, debat parlamentar për dialogun me Serbinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të hënën për dialogun…