Bisedimet e BE-së me Britaninë rreth modifikimit të marrëveshjes së divorcit nuk po përparojnë dhe as që ka ndonjë zgjidhje, kanë deklaruar të mërkurën zyrtarët e BE-së, disa ditë para votës së ligjvënësve britanikë mbi planin që synon ta shmangë Brexitin kaotik.

Diplomatët kanë thënë se bisedimet në Bruksel, të udhëhequra nga juristi kryesor i kryeministres britanike, Theresa May, Geoffrey Cox, nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje të ripaketuar të marten, teksa nuk kanë mbetur as tri jave para largimit të planifikuar të Britanisë, më 29 mars.

Bisedimet nga zyrtarët e rangut më të ulët pritej të vazhdonin të mërkuren, por nuk kishte afate të qarta për negociata të mëtejme midis Coxit dhe Michel Barnierit të BE-së.

“Michel Barnier (negociatori i BE-së për Brexitin) na ka informuar… se ndonëse bisedimet po zhvillohen në një atmosferë konstruktive, diskutimet kanë qenë të zorshme”, ka thënë Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian, ekzekutivit të bllokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës…

Johnson: Britania e Madhe do të shkaktojë dhimbjen maksimale ekonomike në makinën e luftës së Putinit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se Britania e…

RMV/ Rritja e çmimeve

Duke folur në konferencën për shtyp në Zyrën e Kombeve të Bashkuara…

VOA: Katër grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me protestat në SHBA

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George…

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Buffalo të Nju Jorkut

Dy persona, duke përfshirë një student, thuhet se u qëlluan me armë…