Kriza e fortë e çmimeve duket se po lëkund edhe ekonominë amerikane, pasi është tkurrur për të dytin tremujor radhazi, duke rritur rrezikun për një recesion të mundshëm.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, prodhimi i brendshëm bruto shënoi një rënie vjetore prej 0.9% tremujorin e dytë, por me gjithë ngadalësimin e shfaqur, sipas “Reuters”, Shtëpia e Bardhë thotë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe nuk bëhet fjalë për recesion.

Por, nisur nga ecuria e deritanishme e ekonomisë amerikane , pasiguritë janë shtuar edhe për gjysmën e dytë të vitit. Besimi i biznesit dhe konsumatorëve amerikanë është përkeqësuar, ndërsa inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të larta.

Norma e inflacionit në shtetet e Bashkuara arriti në 9.1% në qershor, duke reflektuar goditjen e fortë të çmimeve të larta, duke bërë që edhe familjet amerikane të përballen me kosto të rritura të jetesës.

Përshpejtimi i inflacionit bëri që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 0.75% për të dytin muaj radhazi në përpjekje për të zbutur efektet e tij në ekonomi, një veprim që erdhi vetëm një ditë para publikimit të shifrave të reja të ecurisë së ekonomisë amerikane për tremujorin e dytë.

Sinjale negative shfaqën edhe kursimet e amerikanëve që ranë në 968.4 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, nga 1.02 trilionë dollarë që ishin në tremujorin e parë të këtij viti.

Pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet e rritjes globale si rrjedhojë e situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkohë sipas tij, ekonomia e shteteve të Bashkuara do të rritet vetëm me 2.3% këtë vit dhe rritja do të jetë më e ulët për vitin e ardhshëm prej 1%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biseda me Kamçevin, Gruevski reagon pas publikimit të “bombave”

Ish kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjeteve sociale ka komentuar bisedën telefonike…

Kurti: Qeveria e punës, drejtësisë dhe barazisë do të rikthehet shumë shpejt

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar…

Takim i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së dhe PE-së për Kovid-19 dhe Ballkanin Perëndimor

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Parlamentit Evropian nesër do të mbajnë…

Durrësi përgatitet për sezonin e verës, njoftohet se do të hiqet kufizimi i lëvizjes

Në Durrës kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik të verës. Kufizimi i…

Letër publike: Qenan Ismaili dhe Shaqir Fetai na e dëbuan xhematin nga xhamitë

Edhe sivjet gati i kalova të gjitha xhamitë më të mëdha të…