Përderisa ende ka objekte nga “Shkupi 2014” që nuk kanë përfunduar, disave ka filluar që të ju prishet fasada.

Fasadën që e kanë paguar qytetarët më shtrenjtë është ajo e Qeverisë, por ka e njëjta ka filluar të bie.
Stili barok i godinës së Qeverisë i ka kushtuar shtetit 17.70 milionë euro, ndërsa Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit veç më ka dhënë urdhër për hetim të procedurës për fasadën e ndërtesës së Qeverisë.
E për dëmtimin e objektit të Qeverisë, ka reaguar nënkryetari I LSDM-së, Stefan Bogoev.

“Krimi i regjimit të DPMNE-së ende edhe sot e paguajmë…”.

Megjithatë, nuk është vetëm godina e Qeverisë që ka filluar të dëmtohet.

“Si duket fatin e njëjte do ta ketë edhe godina e Prokurorisë Themelore. Rreth e përqark godinës janë të vendosura fleta në të cilat shkruan se ndalohet lëvizja në afërsi të fasadës, kjo për shkak se e njëjta mund të bie”, raporton gazetarja e TV21, Valmira Zendeli.

Ndërtesa e Prokurorisë Themelor, ka sipërfaqe prej 9620 metër katrorë dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 14.666.321 euro. Projekti “Shkupi 2014”, është projekt që kushton me qindra miliona euro. Kostoja fillestare për këtë projekt ishte paralajmërua se do të jetë 80 milionë euro, ndërkaq tani ajo ka kaluar mbi 600 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aksion kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë është duke…

Arrestohet trafikanti i drogës në Gazibabë

Dje (14.05.2021) në Gazi Babë të Shkupit zyrtarët policor nga njësiti për…

Mutacioni indian vë Britaninë para një vale të re?

Rriten sërish shifrat e infektimeve ditore Britania e Madhe është në alarm…

Bie shi dhe breshër në disa qytete në Kosovë

Pas temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar në vendin tonë, sot…

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Grac

Një aeroplan me 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në linjën Cyrih-Larnak,…