Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë sot se nuk do ta vizitojë Ukrainën, pasi këtë javë pritet të nisë udhëtimin drejt Evropës.

I pyetur nëse akoma planifikon të vizitojë Ukrainën, Biden tha se “kjo varet”, duke shtuar se nuk dëshiron “t’i shkaktojë më shumë vështirësi ukrainasve”.

I pyetur sërish nëse planifikon të udhëtojë në Ukrainë derisa do të qëndrojë në Gjermani dhe Spanjë për Samitin e G7-ës dhe atë të NATO-s, Biden shtoi: “Në këtë udhëtim, nuk besoj”.

Biden nuk e ka vizituar Ukrainë që kur ky vend është nën sulmet e vazhdueshme ruse. E në vend tij, Biden dërgoi për vizitë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe atë të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ai madje është shprehur i bindur se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për “27 Prillin”

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për 27 prillin. Ahmeti përsërit…

2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit të njohur shqiptar në kohën e Iftarit

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë…

Policia ndëshkon dasmorët, ledhaton Shaqir Fetain

Qeveria mendon për të mirën e qytetarëve. Ka shtrënguar masat duke prekur…

Raufi: Dhuna ndaj “Grupit të Kumanovës” vazhdon nga viti 2015 (Video)

Për bastisjen e qelive të pjestarëve të “Grupit të Kumanovës” në burgun…

Wigemark: EULEX’i pati rol në gjetjen e mbetjeve mortore në jug të Serbisë

Diplomati Lars-Gunnar Wigemark përmes një retweet’i në llogarinë e tij ka treguar se…