Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij me presidentin kinez Xi Jinping të premten kishte shkuar mirë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden “nënvizoi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë” në një telefonatë gati dy orëshe me liderin e Kinës.

“Presidenti nënvizoi mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë shtoi se ata ranë dakord të mbanin “linja të hapura komunikimi”.

Telefonata e sigurt me video midis Biden dhe Xi filloi në orën 09:03 të mëngjesit (me orën lokale) të premten. Ajo zgjati 1 orë e 50 minuta, tha Shtëpia e Bardhë. Sipas medias shtetërore kineze CCTV, Xi i tha Biden se, “konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe “Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari  është takuar në Beograd me shefin e…

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i…

Vazhdojnë telashet e qytetarëve nga Lugina për ta marrë pasaportën e Kosovës

Pavarësisht se tash e shumë vite qytetarë nga Lugina e Preshevës jetojnë…

Përkujtohet Greva e Minatorëve që tronditi themelet e Jugosllavisë

Minatorët e Trepçës së bashku me përfaqësuesit e menaxhmentit të kësaj ndërmarrje,…

ASh-AAA i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin…