Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se “ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë”.

“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë”, tha Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse, raporton cnn.

Propozime të tjera përfshijnë sanksionimin e individëve që kryen krime lufte në Bucha, Ukrainë; heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën; dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse “pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit” dhe punonjësve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Regjistrohen 633 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 336 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…

HISTORIKE: DISTRIA KRASNIQI RRËMBEN TË ARTËN NË TOKYO

Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo…

Xhaferi: Kush do përgjigjet për këto hajdutlliqe?

Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës që është mbajtur sot,…

Kryeministri bullgar Kiril Petkov do ta vizitojë Shkupin

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut…

Guvernatorët: Urdhërat e Trump për rihapjen e ekonomisë do të injorohen dhe sfidohen në gjykatë

Presidenti Donald Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar”…