Shpall mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara për avionët rusë.

Vendimin e bëri publik në një dalje para Kongresit, ku tha se kjo ishte pjesë e sanksioneve kundër Putinit, për sulmin ndaj Ukrainës.

Biden paralajmëroi se hapi i radhës është “gjuetia” siç e quajti ai ndaj oligarkëve të lidhur me Putinin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shumë shpejt do të ketë ngrirje masive të aseteve të rusëve të lidhur me luftën.

Biden po ashtu tha se Putin nuk e di akoma se çfarë e pret. Ai tha se Presidenti rus po përpiqet që me sulmin në Ukrainë të nisë një sulm botëror, por llogaritë, sipas Biden, i ka bërë gabim.

Komentet i bëri gjatë fjalimit të përvitshëm mbi situatën e federatës, siç njihet mediatikisht “State of the Union”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet Piers Corbyn, dyshohet se inkurajoi aktivistët të digjnin zyrat e deputetëve britanikë

Piers Corbyn, vëllai i ish-udhëheqësit laburist Jeremy Corbyn, është arrestuar me dyshimin…

Ushtria armene hap zjarr ndaj pozicioneve azerbajxhanase

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi të enjten se njësitë e ushtrisë…

Më 30 mars do të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, ka bërë të ditur…

Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të nisë shpejt, Szunyog thotë se Kurti tashmë ka ftesë për të vizituar Brukselin

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se…

Në aeroportin e Helsinkit qentë e zbulojnë Covid-19

Finlanda ka vendosur qen të stërvitur në aeroportin e Helsinkit për të…