Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë sërish se SHBA-të do të mbrojnë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.

I pyetur në një intervistë për CBS nëse trupat amerikane do të mbronin ishullin, Biden tha: “Po, nëse në fakt, do të kishte një sulm të paprecedentë”.

Deklaratat e shtynë Shtëpinë e Bardhë të sqaronte se politika e SHBA-së nuk kishte ndryshuar.

Uashingtoni ka mbajtur prej kohësh një qëndrim “paqartësie strategjike” – ai nuk angazhohet për të mbrojtur Tajvanin, por gjithashtu nuk e përjashton opsionin.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore që Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.

Dhe siç shkruan BBC, Uashingtoni “ka ecur gjithmonë në një litar të hollë” diplomatik për këtë çështje.

Tajvani iu përgjigj deklaratave të Biden të hënën duke përshëndetur “angazhimin e fortë të sigurisë së qeverisë amerikane ndaj Tajvanit”.

Taipei tha se do të vazhdojë të thellojë “partneritetin e ngushtë të sigurisë” me Uashingtonin.

Ndryshe, vetëm në fillim të këtij muaji, SHBA ranë dakord t’i shesin 1.1 miliard dollarë armë dhe mbrojtje nga raketat në Tajvan, duke provokuar zemërimin e Kinës.

Pekini nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit të Biden, të transmetuara në një intervistë të CBS 60 Minutes të dielën.

Por Kina ka dënuar më parë komente të tilla nga Biden që premtonte veprime ushtarake të SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia po heton vrasjen e dyfishtë në Butel

Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur…

Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në Donbas

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sergey Nikoforov, ka dhënë disa detajet…

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët…

Hajrush Avdia nga Grupi i Kumanovës ka një porosi për politikanët shqiptarë

Hajrush Avdia, i dënuar si pjesëmarrës në rastin e Kumanovës ka paraqitur…

Përpjekja për reagim subjektiv pas një konstatimi objektiv

Pas editorialit të LMR në BFI, me titull “KRYQI NË PRESILLË TË…