Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë pas rikonfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq se sot është me të gjithë të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të mizorive të Mlladiq.

“Ne kurë nuk mund ta fshijmë tragjedinë e vdekjes ë tyre, por shpresoj që gjykimi i sotëm të sigurojë njëfarë qetësimi për të gjithë ata që janë të pikëlluar”, thuhet në qëndrimin e Biden.

“Drejtësia dhe pajtimi janë themel i paqes dhe stabilitetin për të ardhmen dhe vendimi i sotëm është gjithashtu një konfirmim i rëndësishëm se kjo është e mundur. Sinqerisht shpresoj që udhëheqësit në rajon ta respektojnë këtë gjykim dhe të riforcojnë rëndësinë e tij për sundim të ligjit”.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth tetë mijë burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumëvjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…