Vetëm një ditë para takimit në Gjenevë, presidenti i shteteve të bashkuara, Joe Biden ka paralajmëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin, se nëse vazhdon me agresionet Uashingtoni do te përgjigjet ashpër. Kreu i Shtëpisë së Bardhë  shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, për të marrë mbështetjen e aleatëve për të shtuar presionin ndaj Moskës.

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Gjithashtu do te doja te shtoja se sulmi ndaj Navalny do të ishte një tregues tjetër se Rusia ka pak ose aspak synim të respektojë të drejtat themelore të njeriut,Do të ishte një tragjedi. K jo do të dëmtonte marrëdhëniet e Rusisë me SH.B.A. dhe pjesën tjetër të botës.”

I pyetur për komentin e tij se e cilësoi presidentin e Rusisë  vrasës, presidenti amerikan tha :

“Unë besoj se ai është,  në të kaluarën të paktën. Në thelb ai  ka pranuar se ka qenë , ka disa gjëra që ai ka bërë. Dhe kur mu be nje pyetje e tillë, unë u përgjigja me sinqeritet. Por un nuk besoj se do të ketë shumë rëndësi në lidhje me këtë takim që do të kemi.”

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi Putin  si një kundërshtar te denjë.

“Unë jam takuar me të. Ai është i ndritshëm. Ai është i ashpër. Dhe unë kam zbuluar se ai është një, siç thoshin ata kur merresha me sport, një kundërshtar i denjë.”

Presidenti amerikan do të takohet gjatë ditës me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…