Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, është sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa po e vazhdon turneun evropian kushtuar riparimit të marrëdhënieve dhe për t’i risiguruar partnerët transatlantikë të Washingtonit pas katër viteve të trazuara të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Biden do t’iu bashkohet udhëheqësve të 30 shteteve të tjera të aleancës dhe do të zhvillojë një takim privat me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve të NATO-s janë të tensionuara.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar në vitet e fundit për shkak të disa çështjeve, duke përfshirë blerjen nga ana e Ankarasë të sistemit të armëve S-400 të Rusisë, prapambetjen demokratike në Turqi dhe mbështetjen e SHBA-së për forcat e drejtuara nga Kurdët në Siri që Ankaraja i konsideron të lidhur me militantë kurdë që bëjnë një luftë gati katër dekadëshe kundër shtetit turk.

Pasi nuk janë takuar ballë për ballë që nga viti 2018 për shkak të pandemisë, anëtarët e aleancës kanë shumë tema ‘të nxehta’ për të trajtuar, duke përfshirë tërheqjen e trupave nga Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, si dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Përpara samitit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “takimi vjen në një moment thelbësor për aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive”, si dhe paraqet “një mundësi unike për të rinovuar lidhjet”.

Një nga qëllimet kryesore në samit do të jetë arritja e një koncepti të ri strategjik, i njohur si NATO 2030, i cili u vu në lëvizje pasi Trump vuri në dyshim rëndësinë e aleancës së sigurisë.

Gjatë mandatit të tij katërvjeçar, që përfundoi në janar kur Joe Biden u zgjodh në krye të SHBA, Donald Trump shpesh denigroi NATO-n dhe madje kërcënoi me tërheqje nga aleanca e sigurisë, transmeton klankosova.tv.

Por, Biden pas Samitit të G7 deklaroi se SHBA-të “janë rikthyer” dhe janë duke u rilidhur me aleatët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…