Pas kthimit nga samiti i G20-tës në Romë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan pohoi se ka marrë nga Joe Biden premtimin se do të “bëjë më të mirën” për ta ndihmuar me shitjen prej 6 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të modernizimit.

Takimi i shumëpritur Biden-Erdogan erdhi pas muajsh të tërë tensioni, pasojë e vendimit të Ankarasë për të blerë e përdorur sistemin rus të mbrojtjes ajrore, S400.

Turqia ndërkohë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të blejë sërish armatime nga rusët, përfshirë avionë luftarakë, dhe kjo pasi aleati i Nato-s u përjashtua nga programi i avionëve të avansuar amerikane F35. Një nga shqetësimet e amerikanëve është se S-400 do të përdorej për të studiuar dobësitë e gjeneratës së pestë së avionëve bombardues.

Edhe pse administrata e Bidenit e ka mbështetur përpjekjën e Erdoganit për të blerë 40 avionë F16, në Kongres ka ende kundërshti të mëdha. Sipas disa raporteve, presidenti turk kërkon një lloj dëmshpërblimi për 1.4 miliardë dollarët e blerjes së anulluar të 6 F35-save, por Departamenti i Shtetit deklaroi se këto janë dy procese të ndara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dodik pas takimit me Escobar: As unë e askush në Republika Sërpska s’e shqyrtuam luftën si opsion

Milorad Dodik, anëtar i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, pas takimit me Gabriel Escobar,…

Vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin e Kurtit, Albulena Haxhiu vjen me kundërpërgjigje

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin…

Podujevë: Hajnat hyjnë të armatosur në një shtëpi dhe përleshen me familjarët

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë brenda një shtëpie…

Demiri: Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reagual…

Rusia dhe Ukraina mbajnë stërvitje ushtarake, NATO kritikon vendosjen e trupave ruse në kufi

Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar stërvitje ushtarake brenda një periudhe të njëjtë…