Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk është i shqetësuar për zbulimin e dokumentet sekrete të Pentagonit.

Në Dublin, ku u takua me presidentin irlandez, Michael D. Higgins, ai u pyet nëse kishte informata të reja rreth situatës.

“Unë nuk jam i shqetësuar për rrjedhjen, por jam i shqetësuar se çfarë ndodhi. Megjithatë, asgjë e re nuk është publikuar, për të cilën nuk jam në dijeni”, tha i pari i shtetit amerikan gjatë një vizite në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, raporton skynews.

“Aktualisht po zhvillohet një hetim i plotë, siç e dini me komunitetin e inteligjencës dhe departamentin e drejtësisë – nuk kam përgjigje tjetër”, deklaroi 80-vjeçari.

Më parë, “Washington Post” njoftoi se një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, ishte përgjegjës për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Sipas gazetës amerikane, ky person ndau informacione konfidenciale në platformën Discord, ku kanë qasje një grup me rreth njëzet burra që ndajnë një “dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”.

Ndryshe, dokumentet e publikuara flasin rreth luftës në Ukrainë, shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin, spiunimit të shefit të OKB-së, Antonio Guterres si dhe disa çështje tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Borell të hënën viziton Shkupin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, zëvendëspresidenti…

Disa raste të PSP-së do të nisin nga e para

Pasi disa raste të PSP-së, pas disa vitesh gjykim, do të fillojnë…

Rusia është përgjegjëse për shpërthimin në Belgorod, thotë Ukraina

Sot në mëngjes u raportua se helikopterët ukrainas kishin shkatërruar një depo…

Imunizimi masiv në Kosovë, synohet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve në muaj

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloi vaksinimi në masë i qytetarëve kundër…

Kamala Harris viziton Poloninë dhe Rumaninë

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris pritet të arrijë më 9 mars në Poloni…