Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nisur një udhëtim në tri vende në Evropë, të dominuar nga një samit i NATO-s që synon të tregojë solidaritet me Ukrainën mes mosmarrëveshjeve rreth pranimit të mundshëm të Kievit në aleancë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden u largua nga baza e Forcave Ajrore Dover në Delaware dhe mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, një aleat kyç i SHBA-së, të dielën vonë.

Presidenti amerikan do të takohet të hënën me mbretin Charles të Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë që nga kurorëzimi i tij në maj, tha Shtëpia e Bardhë, për të zhvilluar bisedime duke u fokusuar në çështjet mjedisore.

Biden do të takohet gjithashtu me kryeministrin Rishi Sunak në 10 Downing Street. Zëdhënësi i Sunak tha se diskutimet e tyre ka të ngjarë të përfshijnë samitin e ardhshëm të NATO-s dhe Ukrainën.

Por pjesa kryesore e udhëtimit të Bidenit në Evropë do të jetë samiti i NATO-s në kryeqytetin lituanez të martën dhe të mërkurën, kur aleatët perëndimorë do të diskutojnë për ndihmën ndaj Ukrainës për të larguar forcat pushtuese ruse.

Biden pritet të përdorë samitin gjithashtu për t’i bërë presion Turqisë që të heqë dorë nga kundërshtimi ndaj aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, pasi Ankaraja akuzoi Stokholmin se është shumë i butë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënim të sigurisë, duke përfshirë grupet e armatosura kurde dhe njerëzit e lidhur me një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

Ndërsa ndalesa e fundit e Biden do të jetë në Helsinki për bisedime me liderët e anëtarit më të ri të NATO-s, Finlandën, dhe për të marrë pjesë në një samit të liderëve amerikanë dhe nordikë.

Ai do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Helsinkin që kur Donald Trump shkoi pesë vjet më parë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohet një person nga rrethi i Sarajit, i konfiskohen armë dhe municion

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar…

FMN: Maqedonia me ekonomi joformale deri në 37.6 për qind

Pjesëmarrja e ekonomisë së zezë në sektorin e përgjithshëm të ekonomisë në…

Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri në Tiranë, ‘fundoset’ edhe ish-gruaja e tij, Klodiana Lala zbardh deklaratën e djalit të tyre të madh dhe të avokatit: Nëna na…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detajet e dyshimta nga Prokuroria për vrasjen…

SHBA akuzon Rusinë për fushatë dezinformuese për koronavirusin

SHBA akuzoi Rusinë se qëndron pas një fushate masive dezinformimi për koronavirusin,…

Abazoviq viziton Tuzin: Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka bërë vizitën e…