Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Britanin të Madhe në fazën e parë e turneut të tij evropian.

Në fjalimin e tij para ushtarëve amerikanë, ai tregoi se si djali i tij i ndjerë, Beau Biden, ka ndihmuar ndërtimin e sistemit të drejtësisë si prokuror kur ka punuar në Kosovë menjëherë pas luftës.

Biden ka treguar për agjendën e tij në udhëtimin e parë jashtë Amerikës pas zgjedhjes si president.

“Do të shkoj në Samitin  e G7, pastaj do ta vizitoj NATO-n dhe do ta takoj Putinin. Kështu iu tregojmë se Amerika është kthyer dhe demokracitë e botës janë bërë bashkë për t’i mbrojtur ato që kanë vlerë për ne”.

“Kjo është esenciale pasi asnjë komb i botës nuk mund të përballojë sfidat i vetëm, prandaj duhet të jemi bashkë në përfundimin e rreziqeve dhe duhet ta mundim pandeminë COVID-19. NATO është e shenjtë për Amerikën. Duhet ta modernizojmë Aleancën”, ka thënë Biden./ Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…