Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet që të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy më 2 janar, teksa dy liderët planifikojnë që të shqyrtojnë përgatitjet për angazhimet e ardhshme diplomatike, që kanë për qëllim uljen e tensioneve pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës.

Gjatë kësaj bisede, Biden pritet që të “riafirmojë mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në dritën e agresionit rus”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Kjo do të jetë biseda e dytë në tri javët e fundit ndërmjet liderëve, teksa Shtëpia e Bardhë po tenton që ta adresojë kërcënimin ushtarak, që ka alarmuan NATO-n, teksa autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se në javët në vijim Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.

Biseda ndërmjet Bidenit dhe Zelenskiyt pason një bisedë që presidenti amerikan zhvilloi më 30 dhjetor me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Në këtë bisedë, Biden kishte thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosnin sanksione të ashpra nëse Rusia e pushton Ukrainën, transmeton REL.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, teksa Moska po kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

Në veçanti, Rusia dëshiron që NATO-ja të mos e anëtarësojë Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik dhe të tërheqë dislokimet ushtarake nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Administrata Biden dhe NATO-ja vazhdimisht kanë thënë se Aleanca Veri-Atlantike mirëpret çdo shtet dhe asnjë shtet nuk e ka të drejtën e vetos mbi aspiratat e një shteti për t’iu bashkuar kësaj organizate. Uashingtoni ka thënë se nuk do të diskutojë për sigurinë e Ukrainës pa u konsultuar me Kievin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë u evakuua për shkak të alarmit për bombë

Gjykata Komunale në Sarajevë, mëngjesin e sotëm, ka njoftuar se është vendosur…

Një sqarim nga Tetova

Sapo na ka arritur në inbox një sqarim nga Tetova, lidhur me…

Prej sot hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID-19 të…

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur…

Kurti: Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave në zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të…