Bashkësia Fetare Islame ka reaguar pas protestave të nxënësve të medresesë “Isa Beu” në Tetovë, nëpërmjet të cilës u kërkua njohja e diplomave të kësaj shkolle teologjike në universitetet e Maqedonisë së Veriut.
Nga BFI thonë se ka 5 vjet që bëhen përpjekje për t’u zgjidhur ky problem dhe si rezultat është përpiluar draft-ligji me të cilin parashihet akreditimi i kësaj shkolle.
Paralajmërojnë se së shpejti do të dorëzohet në Kuvend për miratim.
Thonë se kjo çështje do të merr epilog pozitiv për çfarë kanë marrë edhe garanci nga faktori politik dhe qeveritar në vend.