Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti, në konferencën e mbajtur sot për media me rastin e fundvitit, ka folur edhe për materializimin e diplomave të studentëve në vende pune, si dhe për gjendjen e studentëve në tregun e punës.

Ai tha sipas evidencave që kanë bërë në këtë universitet, studentet me mesatare më të ulët, punësohen në institucionet publike, ndërsa ata me mesataren më të lartë përfundojnë në sektorin privat.

Kjo sipas tij është një porosi e keqe, pasi rrritet intensiteti I pagave në institucionet publike më shpejtë dhe në anën tjetër punësohen studentët me mesatare më pak të suksesshëm.

“Po të shikoni, dominanta e punësimeve në institucionet publike që ne e quajmë qeveri, janë studentët me notë më pak të suksesshme. Midis grupit 6 dhe 7 dominant punësohen në Qeveri, 8, 9 dhe 10 notat mesatare në sektorin privat. Dhe kjo është keq për Qeverinë, keq për shoqërinë sepse, ata njerëz do të marrin nesër të bëjnë shërbimet e nga sektori publik qeveritar dhe kjo është porosi, tash edhe si ekonomist po e komentoj, në kushte kur Qeveria vazhdon t’i rrit pagat më shpejt se sa sektori privat dhe kjo do të bëj edhe më të keqe këtë situatë”, tha Bexheti.

Duke folur për risitë që kanë sjellur, Bexheti tha se i janë kthyer sistemit studimor 4 vjeçar, pasi është më cilësor dhe i përgjigjet më shumë kërkesa të tregut të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…