Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

“Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me breshëri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhën granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve  dhe ekipit të Televizionit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar theksoi se i dënon fuqishëm aktet e tilla dhe mbështet institucionet e Kosovës në garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre.

“Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të koordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiq dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi…

Gjuajtje me armë, plaçkitet një bankë në Shkup!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme është…

Jordan Kamçev sot ka dëshmuar për rastin “Haraçi”

Biznesmeni Jordan Kamçev, këtë mëngjes ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për Ndjekjen…

Motivi i Putin, t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme”

Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë…

OBSH: COVID-19, dhjetë herë më vdekjeprurës sesa gripi H1N1

Koronavirusi i ri është dhjetë herë më vdekjeprurës sesa virusi përgjegjës për…