Ish-kryeministri Sali Berisha ia kë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk duhet të luajë me çmimet dhe me kafshatën e shqiptarëve.

Po ashtu Berisha tha se ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, ndërsa ‘kërcënoi’ Ramën se kur të ngrihen në këmbë nuk do të shqiten nga rruga pa të hedh atë aty ku meriton.

Berisha: Edi Rama mos luaj me pluralizmin, nuk do merremi vetëm me pengun, por do merremi 5 herë më shumë me pengmarrësin. Këtë javë Rama u ra borive të fatkeqësisë, të krizës, të terrorit, si një njeri, i cili ka një trashëgimi problematike dhe është shumë e gabuar të harrohet ajo.

Ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për t’i qeverisur. Para një jave alarmoi njerëzit për krizën që do përpinte vendin. Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij. Ky ka qenë një nga vitet  më të mbara energjitik për vendin. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në vlerën më të mirë. Ka zbrazur kasakadën dhe e ka çuar në kuotat e bllokimit të plotë të energjisë, duke shitur energji 50% më të ulët se tregu dhe 3 herë më të ulët se saç është sot çmimi i energjisë. Krizën e kemi nga qeveria jo nga gazi.

Rama dhe ministrja e tij luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Kjo ndryshe nuk mund të ndodhë. Deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Thirrja që bëri për krizën ishte apel për rritjen e çmimeve. Pse nuk kanë kthim çmimet? Se je përfitues kryesor nga oligarkët e tu.

Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedh ty aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, jo me kafshatën, njerëzit e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve europiane.

Mos luaj me shqiptarët, ne do ngrihemi në këmbë, ne po ngrihemi në këmbë si opozitë që do i tregojmë vendin siç i treguam në ’90 regjimit të etërve të tyre. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…