Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një takim me mbështetësit në Shijak, ku është ndalur te largimi i popullsisë.

Berisha tha se Shqipëria është në një regjim, ndërsa theksoi se në 7 vitet e fundit janë larguar më 26% e popullsisë.

“Sot Shijaku dhe mbarë Shqipëria, përjetojnë një periudhë krize të vërtetë, të thellë, e cila shprehet me një braktisje të pashembullt të vendit, Shijakut dhe Shqipërisë nga qytetarët e vendit. Kjo braktisje në të vërtetë është shumë më e dhimbshme, e hidhur, se sa ajo që ndodhi në vitin 1991. Është shumë më e dhimbshme dhe e hidhur, sepse në vitin 1991, ne jemi dëshmitarë, ne vërtetë fituam lirinë, por ishim nën tiraninë e tmerrshme të mjerimit.

Qytetarët shqiptarë në vitin 1991, ishin qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Vinin pas qytetarëve të Ugandës dhe Angolës. Kështu që ai largim masiv nga Shqipëria i vitit 1991, lidhet me dhimbjet e mëdha që krijonte tirania e mjerimit, pavarësisht se liria u fitua, nga diktatura dolëm, por ajo që vazhdoi ishte mjerimi i thellë në të cilën na kishte zhytur diktatura.”– tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkarkohet Valdete Daka

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror…

Mediumi spanjoll: Spanja po e përgatit kthesën historike karshi Kosovës

Qeveria e Pedro Sanchezit po përgatitet për një kthesë historike sa i…

Rama: Konsultime me PD për Presidentin e ri

“Ilir Meta të shkarkohet, personazh grotesk që turpëron Shqipërinë” Edi Rama ka…

Zelensky: Rusia e ka kthyer Donbasin në ferr

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se e ka kthyer rajonin…

Reshje të borës në Mavrovë dhe në Strazhë e Pletvar, nuk ka pengesa në komunikacion

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në…