Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria do të jetë zëri i Kosovës sa herë të jetë e nevojshme.

Gjatë ceremonisë së shënimit të 110 vjetorit të pavarësisë në Vlorë, Begaj tha se kombin shqiptar i bashkon aspirata euro-atlantike.

“Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare”, tha Presidenti, duke shtuar se “me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Evropian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë.”

Begaj shtoi se Shqipëria do ta mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim.

“Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik. Të dashur motra dhe vëllezër, Patriotët e mëdhenj që nderojmë sot janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesat kombëtare”, ka theksuar Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Barcelona ndalon pirjen e duhanit në plazhe

Autoritetet spanjolle duan që t’i bëjnë 10 plazhet e qytetit pa duhan…

VMRO-DPMNE: Kërkon seancë parlamentare për pyetje të deputetëve

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon seancë urgjente për të bërë pyetje parlamentare,…

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që…

Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij. Ngjarja…

Zvicra bllokoi dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë

Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon…