Bashkimi Europian njoftoi të hënën se do të zgjasë me një vit sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë për goditjen e regjimit të Aleksandër Lukashenkos dhe mbështetjen e Minskut për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet do të zgjaten deri më 28 shkurt 2024, njoftoi të hënën Këshilli Europian, i cili përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së. Më herët të hënën, prokurorët kërkuan një dënim me 19 vite burg për liderin e opozitës bjelloruse në mërgim.

Svetlana Tsykhanovskaya është në gjyq në mungesë në ish-republikën sovjetike që nga janari. Që nga gushti 2020, BE ka vendosur disa grupe sanksionesh ndaj zyrtarëve që i ka konsideruar përgjegjës për shtypjen e opozitës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Vetë presidenti bjellorus dhe 194 figura të afërta me regjimin janë subjekt i ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së çdo burimi që ata kishin në juridiksionin europian.

Sanksione janë vendosur edhe për 34 persona juridikë dhe atyre u është ndaluar të gjitha financimet europiane.

Bjellorusia është ende subjekt i sanksioneve ekonomike të synuara europiane, në veçanti kufizimeve në sektorin financiar, tregtinë, të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, telekomunikacionin, energjinë dhe transportin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe: Masat e shtrënguara do të sjellin rezultate

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme tha se për të…

VIDEO / Mediat në Ukrainë: Qyteti i Nikopolit po bombardohet me fosfor

Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa pamje dhe pretendojnë se se qyteti…

Tre të vrarë pas të shtënave brenda një supermarketi në Oregon, SHBA

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur…

OKB-ja ka zgjedhur shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit

Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur pesë shtete të reja anëtare të këshillit…

Prapa shpinës së Putinit, zyrtarët rusë kërkojnë marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është ofruar në mënyrë të…